Në mbrëmje nisej nga Shqipëria drejt Greqisë për të vjedhur motorë! Vjedhjet e shqiptarit në Greqi habisin policët grekë

28/08/2024 09:11

Për 1000 euro, një i ri shiste në tregun e zi të Shqipërisë motorët që vidhte në Igumenicë, të cilat i kalonte përmes kufirit greko-shqiptar.

I riu shqiptar kishte një preferencë të veçantë për motorët, ndërsa mënyra e tij e të vepruarit habiti edhe policët, duke qenë se ai nuk ishte i dukshëm profesionist.

I riu po kërkonte një model specifik motori, Papaqi 125 kubiksh, të cilat shiten shumë shtrenjtë dhe shumë lehtë në Shqipëri. Ai largohej nga kufiri shqiptar herët në mbrëmje në këmbë, kalonte në territorin grek kur mbërrinte rreth orës 03.00 të mëngjesit në Igumenicë dhe kërkonte motoçikletat që donte.

Në total, 6 muajt e fundit, shqiptari kishte arritur të vidhte gjithsej 6 motora, të cilat i shiste në Shqipëri. Pas vjedhjes së tretë, policia kuptoi modelin e veprimit të tij dhe nisi patrullimet e natës, deri në mëngjesin e djeshëm, kur e pikasi duke ecur në rrugë. Pas disa kohësh vëzhgimi, ai u pa duke tentuar të vidhte një motor tjetër dhe u kap në flagrancë.

I riu ka pranuar aktin e tij dhe është dërguar në prokurorinë kompetente të Thesprotisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA