Mori me qira Audi-n luksoz, autori do ta shiste për 50 mijë euro pasi denoncoi ‘vjedhjen’! Si u zbulua nga kompania gjermane edhe pas heqjes së GPS

28/08/2024 11:34

39-vjeçari që mori një makinë me qira në Gjermani, e fshehu në Shqipëri dhe e denoncoi si të vjedhur është një shtetas turko-gjerman.

Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, raporton se Yucehan Er e kishte marrë “Audi-n” në një servis gjerman, që jepte makina me qira dhe pasi e solli në Tiranë, negocioi me Elvis Kosovën, një të apasionuar pas makinave të shpejta dhe të shtrenjta, për t’ia shitur për 50 mijë euro. Madje, katër vite më parë, Kosova fitues garën e Drag Race, që u mbajt në pistën e vjetër të aeroportit në Sllatinë. Me një Nissan GTR, distancën prej 402 metrave e kaloi për 09.436 sekonda, me shpejtësi mesatare prej 266.66 kilometra në orë.

Makina luksoze ruhej në oborrin e një banese në Prush, ku autori kishte hequr baterinë dhe GPS, por kompania gjermane mundi të lokalizonte mjetin dhe të dhënat i dërgoi në Policinë e Shtetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA