Një rast i paprecedentë raportohet në Tiranë, ku një 39-vjeçar, që kishte marrë një makinë me qira në Gjermani, e denoncoi të vjedhur, or pas ngjarjes fshihej një skemë mashtrimi për qëllime përfitimi.

Sipas policisë, shtetasi me iniciale Y. E., ka marrë me qira një automjet tip “Audi”, në Gjermani, të cilin e ka sjellë në Shqipëri dhe më pas ka bërë kallëzim të rremë se ia kanë vjedhur në afërsi të një hoteli në Tiranë. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, ia ka dhënë automjetin shtetasit E. K., dhe ka bërë kallëzim të rremë për vjedhjen e tij, për qëllime përfitimi.

Gjatë kontrollit në oborrin e një banese në fshatin Prush, u gjet i parkuar automjeti tip “Audi”, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me 4 aparate celulare, ndërkohë që vijon puna për kapjen e shtetasit J. H., i cili kishte fshehur automjetin në oborrin e banesës së tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA