Mbështeti Ali Ahmetin, Tirana zyrtare pret për herë të parë zv.kryeministrin e RMV nga VLEN që u përkrah nga Albin Kurti

28/08/2024 12:32

Pas zgjedhjeve të përgjithshme në Maqedoni ku VMRO-DPMNE mori pushtetin dhe koalicioni i partive shqiptare VLEN u përfshi në qeverisje, zv.kryeministri i parë Izet Mexhiti ka zhvilluar takimet e para zyrtare në Tiranë.

Mexhiti, ka qenë i ftuar të marrë pjesë në konferencën e ambasadorëve të Shqipërisë, ndërkohë që gjatë qëndrimit në Tiranë ai u prit në takime nga Presidenti Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj si dhe nga ministrat Hasani, Vengu dhe Kumbaro.

Kjo është vizita e parë që përfaqësues të koalicion Vlen, të cilët u përkrahën nga Albin Kurti, bëjnë në Shqipëri, teksa në zgjedhjet e fundit Tirana zyrtare mbështeti Bashkimin Demokratik për Integrim të Ali Ahmetit.

FOTO GALERI
3/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA