Kreu i opozitës thotë se Tailanda ka pësuar ‘grusht shteti’ nga sistemi gjyqësor (fotot)

28/08/2024 19:13

Kreu i partisë kryesore opozitare në Tailandë akuzonte sot gjykatësit se ishin duke kryer një “grusht gjyqësor”, pas vendimit të largimit të kryeministrit progresist dhe shpërbërien e partisë së tij.

Në fillim të muajit gjykata kushtetuese e vendit ka shpërbërë partinë progresive “Lëviz Përpara” (MFP) dhe ka ndaluar liderët e saj të merren me politikë, para se të shkarkonte kryeministrin Srettha Thavisin për shkelje etike.

Kjo ishte partia që fitoi numrin më të madh të vendeve në zgjedhjet e vitit të shkuar dhe shpejt është riformatuar në Partinë e Popullit.

Kreu i saj Natthaphong Ruengpanyawut tha për rrjetin AFP se reforma ishte e nevojshme për progresin e mbretërisë.

“Gjykata kushtetuese ka larguar kryeministrin dhe liderët e partisë, prandaj ne e quajmë një grusht shteti të gjyqësorit”, tha ai në intervistën brenda parlamentit tailandez.

“Një pushtet që nuk jep llogari, edhe pse ekzekutivi dhe dega legjislative supozohet të zgjidhen nga populli”, shtoi ai.

Natthaphong, sipërmarrës 37-vjeçar, tha se partia e tij do të kërkojë reforma dhe kufizim të pushtetit të gjykatës kushtetuese, sidomos për të drejtën për të shpërbërë partitë politike.

Zhvillimi vjen pas ashpërsimit të luftës politike në Tailandë dy dekadat e fundit mes partive ‘populiste’ progresive dhe ruajalistëve pro-ushtarakë të mbretërisë, shkruan rrjeti AFP.

Lideri partisë së përjashtuar Pita Limjaroenrat e drejtoi atë në fitoren e zgjedhjeve të vitit të shkuar me zotimet e reduktimit të pushtetit të ushtrisë e monarkisë, si dhe ndaj monopolit të bizneseve të tyre.

Por ai u ndalua të formonte një qeveri nga ushtria prej shqetësimit të zotimeve për ligjet kundër ushtrisë e mbretërisë, shkruan rrjeti AFP.

FOTO GALERI
1/3
Zhvillimi vjen pas ashpërsimit të luftës politike në Tailandë dy dekadat e fundit mes partive ‘populiste’ progresive dhe ruajalistëve pro-ushtarakë të mbretërisë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA