Gjykata ka dënuar 2 krerët sauditë të naftës me gjashtë e shtatë vjet burg për përvetësimin e më shumë se 1.8 miliardë dollarë nga fondi shtetëror malajzian i investimeve.
Verdikti i sotëm ishte episodi më i fundit i skandalit të kompanisë së eksplorimit të naftës që po shpaloset në një sagë ndërkombëtare korrupsioni, me shumë institucione financiare dhe individë në të gjithë botën, që prej daljes fillimisht në sipërfaqe të akuzave të abuzimeve gjigante në vitin 2015.
Prokurorët thanë se britaniko-zvicerani Patrick Mahony dhe zvicerano-sauditi Tarek Obaid kishin ndihmuar në krijimin e një grupi biznesi të tipit ‘joint venture’ për të dhënë përshtypjen se kompania e tyre PetroSaudi, kishte mbështetjen e qeverisë së Arabisë Saudite.
Por megjithse nuk ishte kështu, të akuzuarit bindën fondin shtetëror malajzian të investimeve të investonin në skemë në 2009 derisa më pas të falimentonte, thanë prokurorët.
Dy drejtorët e kompanisë përfituan të paktën 1.8 miliardë dollarë nga fondi për të pasuruar veten, nga të cilat Obaid ka marrë për vete të paktën $805 milionë ndërsa Mahony të paktën $37m.
Avokatët e të dënuarve mohonin shkeljet, por nuk iu përgjigjën interesit të gazetarëve të agjencisë Reuters.
Të dënuarit krijuan skemën miliardere të mashtrimit me biznesmenin e arratisur malajzian Jho Low, ish-këshilltar i kryeministrit Najib Razak, ky i fundit tashmë i burgosur për skandalin.
Duke marrë fillimisht 1 miliardë dollarë nga fondi për përfshirjen e tij në biznesin e përbashkët, të akuzuarit morën më pas dhe $830 milionë në vitet 2010 e 2011 si pjesë e huave, thanë prokurorët.
Por ata përdorën paratë për të blerë prona në në Zvicër, Londër, bizhuteri e aksione private, si dhe për të zhvilluar biznese të tjera të entit të tyre PetroSaudi, nga të cilat merrnin të ardhura të tjera, si dhe ruanin në stil ekstravagant jetesë, thanë prokurorët.
Hetuesit maljazianë e amerikanë thonë se një total prej $4.5 miliardë janë tërhequr nga fondi shtetëror majlazian që prej krijimit të tij 2009, duke përfshirë në skandal dhe financiarë botërorë të grupeve si Razak, Goldman Sachs dhe të tjerë.
Vitin e kalaur në SHBA për çështjen u dënua me dhjetë vjet burg Ng Chong Hwa – përfaqësuesi maljazian i grupit amerikan Goldman Sachs “për bashkëpunim në pastrimin e miliarda dollarëve të vjedhura nga fondi malajzian.”
Në qershor drejtësia në SHBA tha se kishte ndihmuar në rekuperimin e $156 milionëve të vjedhura duke i kthyer në Malajzi, duke e çuar në një shumë totale të rekuperuar prej $1.4 miliardë që prej nisjes së skandalit, shkruan rrjeti Aljaseera.
Top Channel