FOTO/ U përfolën për një lidhje romantike, veprimi i fundit i Yamal tregon si qëndron e vërteta me yllin rus të TikTok-ut

28/08/2024 10:27

Lamine Yamal është padyshim futbollisti më i përfolur spanjoll, me sulmuesin e Barcelonës që ka marrë vëmendjen e mediave rozë.

17-vjeçari u përfol së fundmi për një lidhje të re romantike me influenceren ruse të TikTok-ut, Alisa Petro, e njohur si Whx Alisa.

Të dy ata ndiqnin njëri-tjetrin në Instagram, gjë që shtoi zërat për një lidhje të tyre. Por duket se kanë qenë vetë ata që kanë dhënë përgjigjen përfundimtare të kësaj pyetje, me veprimin e fundit.

Si Yamal, ashtu edhe Alisa, vendosën që mos ta ndiqnin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale, duke shuar çdo zë të mundshëm se ata të dy janë të lidhur.

Nga ana tjetër, 17-vjeçari i Barcelonës ende përflitet për një lidhje me një tjetër modele seksi, Jacque Ligero, me të cilën është parë duke kaluar pushimet pas ndarjes nga Alex Padilla.

FOTO GALERI
1/13
Whx Alisa

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA