Doktori ‘VIP’ i Los Angeles vritet në atentat jashtë klinikës (fotot)

28/08/2024 16:56

Një doktor i njohur në Kaliforni është vrarë me armë në një pritë jashtë klinikës së tij në Los Angeles, teksa motivi i sulmit mbetet ende mister.

Hamid Mirshojae u qëllua për vdekje me armë teksa ecte drejt makinës së tij në parkingun e klinikës Woodland Hills pasditen e të premtes, shkruan rrjeti vendas KTLA.

Policia e Los Angeles kishte ardhur pas 42 minutash dhe gjetën doktorin 61 vjeçar me një plagë arme, prane fuoristradës së tij të bardhë.

I dyshuari që ende nuk është identifikuar, raportohet se ishte larguar në këmbë.

Pacientët e Mirshojae përfshinin “persona të famshëm, aktorë filmash, atletë dhe të tjerë nga fusha të ndryshme të jetës”, sipas CV-së së tij.

“Ai ka qenë doktori im për 15 vjet, më ka bërë të ndjehem më mirë”, tha pacientja Gloria Sera për rrjetin. “Ishte me origjinë nga Irani, nuk e di nëse më thoshte të vërtetën por herën e fundit më tha se sapo ishte martuar”, shtoi gruaja.

Viktima ishte martuar për herë të dytë vitin e shkuar, ndërsa gruaja e tij e re me bijën 6-muajshme, në kohën e vrasjes ishin për vizitë në Turqi.

Mirshojae ka tre fëmijë të rritur nga martesa e mëparshme.

Ish-gruaja Ahang Zarin Kelk, i bënte homazh Mirshojae me një postim në Facebook.

“Hamid, fëmijët dhe unë jemi të shokuar, do të na marrë malli shumë”, shkruante ajo.

Disa muaj para vdekjes, Mirshojae ishte sulmuar nga tre persona me shkopinj bejsbolli që e lanë gjendje të rëndë nga plagët. Policia nuk tregoi motivin e rrahjes dhe nuk kanë komentuar nëse sulmi fatal ka lidhje me incidentin e mëparshëm.

FOTO GALERI
1/3
Hamid Mirshojae u qëllua për vdekje me armë teksa ecte drejt makinës së tij në parkingun e klinikës Woodland Hills

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA