Zuckerberg thotë se administrata Biden kërkonte ‘censurim’ të përmbajtjeve gjatë pandemisë (fotot)

27/08/2024 18:12

Kreu i kompanisë që zotëron rrjetet Facebook, Instagram e WhatsApp ka thene në një deklaratë per nje komision të Shtëpisë së Bardhë, se “i vjen keq që nuk ka folur më herët për presionin e zyrtarëve” për fshirjen nga rrjeti të përmbajtjeve që shkonin kundër narrativës zyrtare të kohës së pandemisë.

Mark Zuckerberg tha se zyrtarë të lartë të administratës Biden bënin vazhdimisht “presion” ndaj Meta për të “censuruar” përmbajtjet që kishin lidhje me COVID.

Pretendimet e kreut të Meta detajohen në një letër të 26 gushtit për Komisionin Gjyqësor të Kongresit të SHBA.

Zuckerberg tha se i vinte keq që nuk kishte folur më parë për presionin dhe vendime të tjera që ai bënte si pronar i Facebook, Instagram e WhatsApp, për të hequr nga rrjeti përmbajtje të caktuara.

Zuckerberg tha se urdhrat përfshinin dhe përmbajtje “humori e satire”, dhe se zyrtarët shprehnin shumë zemërim nëse Meta nuk pranonte të zbatonte urdhrat.

“Ne mundoheshin të mos censuronim shumë deh vendimet e merrnim vetë, përfshi dhe përmbajtjet në lidhje me COVID-19. Unë besoj se ky presion i qeverisë ishte i gabuar dhe më vjen keq që nuk e kemi shprehur më parë këtë”, tha Zuckerberg, shkruan rrjeti britanik SkyNews.

Në korrik 2021, Presidenti Joe Biden tha se platforma si Facebook “po vrasin njerëz” duke lejuar dezinformacionin për vaksinat apo dëmet e supozuara që shkaktojnë.

Tashmë disa vaksina janë tërhequr nga tregu pikërisht prej konfirmimit të dëmeve që ato shkaktonin.

Kreu i Facebook shton në letër se FBI gjithashtu ka “paralajmëruar” Meta për “dezinformacion të mundshëm për lidhjet e familjes Biden me grupin energjitik ukrainas Burisma para zgjedhjeve të vitit 2020 “.

Zuckerberg tha se pas paralajmërimit të FBI, një artikull në të përditshmen New York Post detajoi korrupsionin e të birit të presidentit Hunter Biden, ndërsa Meta veproi duke e mbajtur sa më të papublikuar lajmin. Tashmë është provuar që informacioni nuk ka lidhje me dezinformacion rus por abuzime të zyrtarëve në fjalë.

Në përgjigje të letrës së Zuckerberg, Shtëpia e Bardhë deklaroi: “Ne besojmë se kompanitë e teknologjisë dhe aktorë të tjerë privatë duhet të mendojnë për të mirën e publikut, duke bërë zgjedhjet e tyre të pararura për informacionet që prezantojnë”, shkruan rrjeti Skynews.com

FOTO GALERI
1/2
Mark Zuckerberg tha se zyrtarë të lartë të administratës Biden bënin vazhdimisht "presion" ndaj Meta për të "censuruar" përmbajtjet që kishin lidhje me COVID.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA