Një sherr i rëndë ka ndodhur në një lokal në Palasë, ku janë përfshirë disa persona.
Nga pamjet e publikuara, shihet që përveç grushtet dhe shqelmave, janë përdorur gjithashtu dhe sende të forta, teksa një person bie në tokë dhe disa të tjerë i shkojnë për ndihmë.
Policia ka raportuar se dy persona janë vënë në kërkim, Xhoni Spaho dhe Genti Baleci, të cilët kanë dhunuar 42-vjeçarin me inicialet L.K.
Në vijim të hetimeve të kryera nga grupi hetimor dhe këqyrja e pamjeve filmike, një pjesë e pamjeve janë bërë publike në rrjete sociale dhe në disa media, është identifikuar dhe shpallur në kërkim një tjetër shtetas që dyshohet se është përfshirë në këtë konflikt, shtetasi G. B., 49 vjeç, banues në Durrës.
Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, Xh. S. dhe G. B. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë konflikt”, njofton policia.
Top Channel