Presioni mbytës që një 16-vjeçare nga Greqia mori nga përdhunuesi i saj, për t’ja plotësuar dëshirat e tij të sëmura, pasqyrohet edhe tek mesazhet.
Presioni mbytës që një 16-vjeçare nga Greqia mori nga përdhunuesi i saj, për t’ja plotësuar dëshirat e tij të sëmura, pasqyrohet edhe tek mesazhet.
16-vjeçarja ka treguar të gjitha mesazhet që 44-vjeçari i cili është babai i ish-të dashurit të saj, i ka dërguar, ku nuk kanë munguar as kërcënimet e pafundme.
Në njërën prej tyre, vajza e dëshpëruar i kërkon 44-vjeçarit që të mos e kërcënojë.
“Do të më lëndosh familjen dhe mua vetëm se të thashë nuk e di nëse mund të vij nesër?”, “I kam humbur të gjithë dhe po më kërcënon sërish?”, janë disa nga mesazhet që 16-vjeçari shkëmbyen me 44-vjeçarin. Në një nga bisedat, e mitura duket se i dërgon mesazhe romantike babait të ish-të dashurit të saj. Sipas 16-vjeçares këto mesazhe janë produkt i një komploti të ngritur nga djali i 44-vjeçarit me partneren e tij të re.
Domethënë, ata i janë afruar i kanë kërkuar telefonin, gjoja për të parë diçka dhe i kanë dërguar mesazhe 44-vjeçarit që duken si të sajat.
44-vjeçari shantazhonte vajzën e mitur duke i thënë se do vriste babain dhe motrën e saj, pasi nëna i ka vdekur më herët. 44-vjeçari për dy muaj, nga qershori deri më 19 gusht, dyshohet se ka përdhunuar vajzën të paktën dhjetë herë në një parcelë të braktisur, para se të arrestohej nga autoritetet.
Përsa i përket dëshmisë së 44-vjeçarit ai shprehet:
“Me denoncuesen kam pasur marrëdhënie zyrtare dhe të hapur dhe në fakt kjo ka qenë arsyeja që jam ndarë nga gruaja. Nuk e kam kërcënuar apo shantazhuar asnjëherë vajzën”, theksoi 44-vjeçari.
“Në fakt, marrëdhënia jonë ishte e dukshme dhe e njohur për shumë njerëz në mjedisin tonë dhe të gjitha takimet tona ishin ose në shtëpinë time ose në vende publike në Colonos. Vërtet vajza kishte një lidhje në të kaluarën me djalin tim dhe kur u ndanë, ajo u afrua me mua dhe unë për fat të keq u dorëzova. Kam besim te drejtësia greke dhe pres të shihet e vërteta”, shtoi ai.
Top Channel