Sulmi me thikë në Astir që i mori jetën Amarildo Hoxhallarit, zbardhet kërkesa e avokatit të autorit: Të klasifikohet vrasje në kushtet e tronditjes së thellë

27/08/2024 11:59

Seanca gjyqësore e Darmend Keli, i cili vrau me thikë mbrëmjen e 24 gushtit në Astir, Amarildo Hoxhallarin se i kishte ngacmuar të fejuarën, mbahet këtë të martë.

Sherri banal mes dy të rinjve përfundoi në një ngjarje tragjike.

34-vjeçari Amarildo Hoxhallari u përplas fillimisht me fjalë me 25-vjeçarin Darmend Keli, i cili në gjaknxehtësi e sipër e goditi 4 herë me një thikë në gjoks dhe në këmbë. 34-vjeçari u dërgua menjëherë në spitalin e Traumës, por rreth 1 orë pas ngjarjes ndërroi jetë për shkak të plagëve të rënda.

Nga ana tjetër, avokati i autorit, Arben Gramo kërkon ulje të dënimit duke thënë: “Të klasifikohet vrasje në kushtet e tronditjes së thellë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA