Presidentja e Tanzanisë pagëzon luanin ‘problematik’ me emrin e rivalit politik (fotot)

27/08/2024 17:07

Presidentja e Tanzanisë, Samia Suluhu Hassan ka emëruar një luan të njohur si ‘shkaktar telashesh’, me emrin e liderit të opozitës së vendit.

Zhvillimi i pazakontë vjen pasi Samia ishte duke vizituar një impjant të botës së egër në Tanzani kur u prezantua nga zyrtarët me luanin që nuk i pëlqente të komandohej nga kujdestarët.

“A ka emër ai luan?” pyeti presidentja Samia, duke shtuar: “Nëse jo le ta quajmë Tundu Lissu.”

Lissu ëshë kreu i partisë kryesore opozitare Chadema, i arrestuar në fillim të vitit për organizimin e një mitingu ilegal me të rinjtë, për të cilin zyrtarët në pushtet thanë se “kishte qëllim të nxiste dhunë”.

Vetë Lissu nuk e priti me humor gjestin e presidentes, teksa u përgjigj për mediat:

“Unë vij nga një familje heronjsh. Gjyshi im ka vrarë një luan që e sulmoi atë dhe bagëtitë e tij”.

Lissu është kritik njohur i qeverisë dhe i ka mbijetuar një atentati me armë në 2017, kur sulmuesit goditën makinën e tij me 17 plumba. Ai u plagos rëndë por mbijetoi, ndërsa autorët nuk u gjetën kurrë.

Lissu kandidoi për postin në 2020, por humbi ndaj ish-liderit të ndjerë John Magufuli.

Samia, e cila ishte asokohe zv-presidente, erdhi në post në 2021 pas vdekjes së papritur në zyrë të Magufuli në moshën 61 vjeçare.

Zgjedhjet priten vitin që vjen teksa Samia kandidon për një mandat të dytë, ndërsa Lissu pritet të jetë sfiduesi saj, shkruan BBC.

FOTO GALERI
1/3
Samia Suluhu Hassan ka emëruar një luan të njohur si ‘shkaktar telashesh’, me emrin e liderit të opozitës së vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA