Policia gjermane akuzohet për dhunë e arrestime të miturisht në protestat pro-Palestinës (fotot)

27/08/2024 17:40

Taktikat e policisë dhe personelit të sigurisë në Gjermani sa vijnë e ashpërsohen në protestat kundër konfliktit të rëndë në Palestinë, shkruanin sot mediat turke, duke thëne se kundër të miturve janë përdorur spraj djegës, goditje fizike dhe arrestime arbitrare.

Video të shumta të publikuara nga protestat tregojnë oficerët që rrëzojnë njerëzit përtokë, i godasin, i tërheqin, i mbajnë të kapur nga fyti ose i qëllojnë në kokë.

Grupi i të drejtave ‘Amnesty International’ përmendi brutalitetin e policisë gjermane javës që shkoi, ku më shumë se 20 persona u arrestuan me mënyra të dhunshme ne proteste.

“Jemi të shqetësuar nga videot e raportimet për dhunë të ekzagjeruar nga forcat e policisë në demonstratës e solidaritetit me Palestinën të shtunën në Berlin”, tha Amnesty në një deklaratë në rrjetin X.

Nëna boshnjake Amina, tha për rrejtin TrtWorld se sheh policisë të përdorë dhunë të panevojshme në çdo protestë pro-Palestinës në Berlin.

Por përsëri ajo nuk ishte përgatitur për brutalitetin e treguar nga oficerët javën e shkuar ndaj grupit që brohoriste te shtunën për armëpushim në Gaza.

“Është gjithnjë e më e dukshme se kjo dhunë është krejtësisht arbitrare”, thotë banorja e Berlinit, Amina për TRT World.

“Me siguri dikush do të vdesë nga kapjet në fyt të policeve gjermanë, edhe kur ata janë minorenë, gra ose njerëz me paaftësi”, shton gruaja boshnjako-kroate.

Gjermania gjithnjë e më shumë po mbështet Izrealin në ofensivën e tij në Gaza ku janë vrarë tashmë 40 000 njerëz sipas raportimeve, dhe ka dërguar vazhdimisht armatime për shtetin hebre.

Në protestat e qershorit një fëmijë gjashtë vjeç ishte mes disa minorenëve të arrestuar, një prej të cilëve u akuzua formalisht me goditje të kokores së policit me shkopin e flamurit.


Tobias den Haan, monitorues ligjor për Gjermaninë në qendrën evropiane të mbrojtjes ligjore ELSC, pranon se situata të tilla janë të rrezikshme për fëmijët.

“Në disa video online shihen fëmijë që qajnë në protestë, ose prindër që ndahen me forcë nga fëmijët e tyre gjatë një arrestimi. Kjo është dhunë policore”, tha ai për rrjetin TRT World.

FOTO GALERI
1/3
Video të shumta të publikuara nga protestat tregojnë oficerët që rrëzojnë njerëzit përtokë, i godasin, i tërheqin, i mbajnë të kapur nga fyti ose i qëllojnë në kokë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA