Ish mercenari i Wagner , Ivan Rosomahin, i cili u dënua për vrasjen dhe përdhunimin e një gruaje 85-vjeçare, ka ri-nënshkruar me ushtrinë ruse dhe është kthyer në fushën e betejës në Ukrainë , ka njoftuar dhe konfirmuar një faqje ligjore Travmpunkt për shërbimin rus të BBC-së dhe një përfaqësues i familjes së të moshuarës.
Sipas BBC, në pranverën e këtij viti gjykata e qarkut të rajonit Kirov e dënoi Rosomahin me 22 vjet burg në një koloni burgu “regjim të rreptë”, duke e shpallur atë fajtor për përdhunimin dhe vrasjen brutale të pensionistit. Në korrik, gjykata e apelit ia rriti dënimin në 23 vjet.
Rasti Rosomakhin ishte një nga të parët që doli në dritë në lidhje me shkeljet e përsëritura të të burgosurve të falur nga Presidenti Vladimir Putin dhe të rekrutuar për luftën në Ukrainë.
Sipas autoriteteve hetimore, në mars të vitit 2023 Rosomahin, duke u kthyer nga lufta në fshatin Novy Burets në rajonin e Kirovit ku kishte lindur, në gjendje të dehur hyri në shtëpinë e gruas 85-vjeçare.
Krejt e pafuqishme, e moshuara nuk mundi të përballej me sulmuesin, i cili e përdhunoi dhe më pas e vrau.
Kanali televiziv Vyatskiye Polyany raportoi se 28-vjeçari ishte një mercenar i Wagner-it dhe i gjithë fshati frikësohej pas kthimit të tij nga lufta. Këtë e thanë banorët në kanalin televiziv Dozd. Sipas banorëve, Rosomahin po ecte i dehur nëpër rrugë me sëpatë dhe sfurk, duke thyer xhamat e makinave dhe duke bërtitur se do t’i “vriste të gjithë”.
Në shtator 2020, Rosomakhin u dënua me 14 vjet në një koloni burgu të sigurisë së lartë për vrasje dhe grabitje me dhunë, dhe në shtator 2022 ai shkoi për të luftuar në Ukrainë.
Top Channel