“Nuk duhej të isha ‘bindur’’’, deklarata e fortë e Mark Zuckerberg: Shtëpia e Bardhë i bëri presion Facebook-ut për lajmet e Covid-19

27/08/2024 21:25

Mark Zuckerberg ka deklaruar se Shtëpia e Bardhë “i bëri presion” Facebook-ut për të censuruar përmbajtjen e Covid-19”.

Shefi i Meta, Mark Zuckerberg, ka thënë se i vjen keq për përkuljen ndaj asaj që ai pretendon se ishte presion nga qeveria amerikane për të censuruar postimet në lidhje me Covid në Facebook dhe Instagram gjatë pandemisë.

Zuckerberg tha se zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë në administratën e Joe Biden “i bënë presion të përsëritur” Metës, kompanisë mëmë të Facebook dhe Instagram, për të “censuruar disa përmbajtje të Covid-19” gjatë pandemisë.

“Në vitin 2021, zyrtarë të lartë nga administrata e Bidenit, përfshirë Shtëpinë e Bardhë, u bënë presion të përsëritur ekipeve tona për muaj të tërë për të censuruar disa përmbajtje të Covid-19, duke përfshirë humorin dhe satirën, dhe shprehën shumë zhgënjim me ekipet tona kur nuk ramë dakord”, tha ai në një letër drejtuar Jim Jordan, kreut të komitetit gjyqësor të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA .

“Unë besoj se presioni i qeverisë ishte i gabuar”, shtoi ai.

Gjatë pandemisë, Facebook u shtoi përdoruesve sinjalizime të dezinformatave kur komentonin ose pëlqyen postimet që gjykoheshin se përmbajnë informacion të rremë rreth Covid.

Kompania gjithashtu fshiu postimet që kritikonin vaksinat Covid dhe sugjeroi se virusi ishte zhvilluar në një laborator kinez.

Në fushatën e zgjedhjeve presidenciale në SHBA 2020, Biden akuzoi platformat e mediave sociale si Facebook për “vrasje të njerëzve” duke lejuar që në platformën e tij të postohen dezinformata rreth vaksinave të koronavirusit.

“Mendoj se kemi bërë disa zgjedhje që, me përfitimin e informacionit të ri, nuk do t’i bënim sot,” tha Zuckerberg.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA