Bombarduesit dhe dronët rusë po fluturojnë në drejtim të Ukrainës, paralajmëruan autoritetet ukrainase në orët e hershme të mëngjesit, duke shpallur një alarm për sulme ajrore në pjesën më të madhe të vendit, një ditë pas sulmeve masive ruse kundër infrastrukturës energjetike.
Zyrtarët deri më tani kanë raportuar të paktën shtatë persona të vdekur, përfshirë katër fëmijë.
“Forcat Ajrore të Ukrainës konfirmojnë ngritjen e bombarduesve Tupolev nga baza ajrore Engels në Rusinë jugperëndimore. Raketat mund të hyjnë në hapësirën ajrore të Ukrainës për rreth dy orë ”, tha forca ajrore ukrainase përmes Telegramit rreth orës 04:00 të mëngjesit, duke shtuar se edhe dronët u drejtuan për në territorin e saj.
“Mos i injoroni alarmet, kërkoni strehë”, paralajmëruan qyetarët forcat ajrore përmes Telegramit.
Ndërprerje të energjisë dhe ndërprerje të ujit u raportuan në shumë pjesë të vendit, duke përfshirë disa rrethe të kryeqytetit, Kiev, si rezultat i sulmeve, të cilat kishin në shënjestër kryesisht infrastrukturën energjetike civile.
Përmes një video në Telegram, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, e përshkroi sulmin herët të hënën si “një nga sulmet më të mëdha të kombinuara” në Ukrainë gjatë rrjedhës së luftës.
Top Channel