Koncerti i këngëtarit grek në Palasë u kthye në “arenë boksi”, si u plagos 42-vjeçari pas sherrit për shampanjën

27/08/2024 17:03

Këngëtari i njohur grek Konstandinos Argjiros, ishte i ftuar një natë më parë për një koncert në një lokal në Palasë, por pas përfundimit të performacës së tij, ambienti u kthye në “arenë boksi”.

Siç njoftoi edhe policia më herët, disa persona janë përfshirë në një sherr të rëndë fizik, si pasojë e të cilit ka mbetur i plagosur një 42-vjeçar, me iniciale L.K..

Ai është dhunuar nga dy persona të shpallur tashmë në kërkim.

Ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, thuhet se sherri ka nisur pas hapjes së një shampanje dhe përhapjes së pijes në tavolinat ngjitur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA