Kaos në Francë pasi Macron refuzoi të emërojë kryeministrin nga koalicioni i majtë

27/08/2024 08:18

Franca është zhytur në kaos të mëtejshëm politik pasi Emmanuel Macron refuzoi të emërojë një kryeministër nga koalicioni i majtë që fitoi shumicën e vendeve parlamentare në zgjedhjet e parakohshme muajin e kaluar.

Presidenti kishte shpresuar se konsultimet do të thyenin ngërçin politik të shkaktuar nga zgjedhjet që lanë Asamblenë Kombëtare të ndarë në tre blloqe afërsisht të barabarta – majtas, qendra dhe ekstremi i djathtë – asnjëri prej të cilëve nuk ka shumicën e vendeve.

Pas dy ditësh bisedimesh me drejtuesit e partive dhe parlamentare për të thyer ngërçin dhe për ta lejuar atë të emërojë një kryeministër me mbështetje ndërpartiake, vendimi i Macron për të mos zgjedhur kandidatin e Frontit të Ri Popullor, u prit me zemërim dhe kërcënime për shkarkim.

Në një deklaratë të lëshuar të hënën në mbrëmje, Elysee i përshkroi diskutimet të premten dhe gjatë ditës si “të drejta, të sinqerta dhe të dobishme”, por tha se ato nuk kishin arritur në një zgjidhje të zbatueshme.

Një qeveri e formuar nga aleanca e majtë Fronti i Ri Popullor (NFP) – i përbërë nga Franca e Papërkulur (LFI), Partia Socialiste (PS), Të Gjelbrit (EELV) dhe Partia Komuniste (PCF) – do të çonte në njw një kolaps tw qeverisë, tha Macron duke shpjeguar vendimin e tij.

“Një qeveri e tillë do të kishte menjëherë një shumicë prej më shumë se 350 deputetësh kundër saj, duke e penguar në mënyrë efektive atë të veprojë”, shtoi Macron. “Në bazë të opinioneve të shprehura nga liderët politikë të konsultuar, stabiliteti institucional i vendit tonë do të thotë që ky opsion nuk duhet ndjekur”.

Macron njoftoi një raund tjetër konsultimesh me liderët e partive dhe politikanët veteranë që do të nisë të martën.

“Në këtë kohë të paprecedentë në Republikën e Pestë, kur pritshmëritë e popullit francez janë të larta, kreu i shtetit u bën thirrje të gjithë liderëve politikë të ngrihen në këmbë duke demonstruar një frymë përgjegjësie”, thuhet në deklaratë.

Presidenti shtoi: Përgjegjësia ime është të siguroj që vendi as të bllokohet dhe as të dobësohet.

Pas njoftimit, NFP tha se nuk do të merrte pjesë në bisedime të mëtejshme nëse nuk do të diskutonte për formimin e një qeverie. Aleanca ad hoc e majtë e hodhi poshtë kërcënimin e Tubimit Kombëtar të ekstremit të djathtë (RN) në raundin e dytë të zgjedhjeve legjislative të korrikut. Koalicioni fitoi shumicën e vendeve në asamblenë prej 577 vendesh dhe ka thënë se çdo kryeministër i ri duhet të vijë nga radhët e tij.

NFP ka propozuar Lucie Castets , një ekonomiste 37-vjeçare dhe drejtore e çështjeve financiare në Bashkinë e Parisit, si kandidate të saj. Pas njoftimit të së hënës, Jean-Luc Mélenchon, presidenti i LFI-së, akuzoi Macron për krijimin e një “situate jashtëzakonisht të rëndë”.

“Përgjigja popullore dhe politike duhet të jetë e shpejtë dhe e qëndrueshme,” tha Mélenchon. LFI bëri thirrje për demonstrata duke i kërkuar presidentit të “respektojë demokracinë” dhe tha se do të paraqiste një mocion për shkarkimin e Macron.

“Presidenti i republikës nuk e njeh rezultatin e të drejtës universale të votimit, i cili e vendosi Frontin e Ri Popullor në krye të sondazheve”, thuhet në një deklaratë.

“Ai refuzon të emërojë Lucie Castets si kryeministër. Në këto kushte, mocioni i shkarkimit do të paraqitet nga deputetët e LFI-së. Çdo propozim për një kryeministër të ndryshëm nga Lucie Castets do t’i nënshtrohet një mocioni censure.”

Marine Tondelier, sekretari i përgjithshëm i të Gjelbërve, tha se veprimi i presidentit ishte “një turp” dhe “përgjegjësi e rrezikshme demokratike”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA