Hekurudha mbetet e varur nga ura pas sulmit me bombë në Pakistan (fotot)

27/08/2024 18:40

Në pamje shihen pasojat e sulmit me eskplozivë ndaj binarëve të një hekurudhe në lindje të Pakistanit, i dyshuar se është kryer nga militantë separatistë në provincën perëndimore të Balokistan.

Ura e epokës koloniale ishte një lidhje kryesore e rajonit me pjesën tjetër të vendit, por pas shpërthimit një pjesë e binarëve mbetën të varur nga kolonat e dëmtuara, duke bllokuar dhe rrugën automobilistike poshtë saj.

Disa sulme militantësh separatistë kanë ndodhur ditët e fundit në rajon, me qëllim shkaktim terrori.

Rrjeti AFP dhe zyrtarët vendas thanë se me herët, gjashtë njerëz që udhëtonin pranë urës së Kolpur ishin qëlluar për vdekje teksa militantët qe kishin kontrolluar dokumentet e tyre të identifikimit.

“Ura është hedhur në erë me eksplozivë, kjo ka ndaluar udhëtimin e trenave drejt lindjes së vendit”, tha Muhammad Kashif, zyrtar i vjetër i hekurudhave në Balochistan, për rrjetin AFP.

“Po punojmë për të pastruar sa më shpejt e mundur rrugën për trafikun. Nuk e dimë sa kohë do të kërkohet për riparimin e urës në Bolan”, shtoi ai.

“Është një zonë e thellë malore dhe është e frikshme. Shpesh ne këtu kalojmë në karvan prej tre ose katër shoferësh,” thotë një kamionist nga provinca fqinje Sindh, teksa pret për rihapjen e rrugës.

Grupi separatist Ushtria e Balochistan, ka marrë përsipër disa nga sulmet e fundit teksa kërkon pavarësi dhe akuzon pushtetin qendror për shfrytëzim të burimeve minerare të rajonit nga të huaj sipas kontratave të qeverisë qendrore në Islamabad.

FOTO GALERI
1/3
Në pamje shihen pasojat e sulmit me eskplozivë ndaj binarëve të një hekurudhe në lindje të Pakistanit, i dyshuar se është kryer nga militantë separatistë në provincën perëndimore të Balokistan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA