Ndryshojnë rregullat e udhëtimit drejt Europës/ Çfarë duhet të dini para hyrjes në fuqi të sistemit të ri më 10 prill Një përplasje verbale për motive banale në një resort luksoz në Palasë ka përfunduar në një sherr masiv me dy të plagosur. Ngjarja ndodhi në ambientet e një resorti ku po këndonte këngëtari i njohur grek, Konstandinos Argiros.
Pamjet e sherrit u përhapën në rrjetet sociale, ku duken një grup personash duke qëlluar me grushte e sende të forta shtetasin me iniciale L.K., 42 vjeç, pronar i disa bizneseve. Gjatë sherrit është lënduar edhe 42-vjeçari nga Tirana Fatbardh Aliaj, ndërsa policia ka shpallur në kërkim 4 persona.
Fillimisht policia identifikoi dhe shpalli në kërkim një 28 vjeçar dhe një 49 vjeç, por pak orë më vonë u identifikuan edhe dy persona të tjerë, me iniciale F.B. dhe K.C. të cilët gjithashtu u shpallën në kërkim.
Policia e Vlorës sqaron se sherri masiv ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 25 gushtit, ndërsa dyshohet se gjithçka ka nisur pas një debate për hapjen e një shishe shampanjë që aksidentalisht ka lagur personat që ndodheshin aty pranë.
Top Channel