Një këmbësore është përplasur nga një autobus këtë pasdite në Korçë.

Aksidenti ndodhi rreth orës 15:30 në lagjen nr. 17. Sipas policisë, mjeti me drejtues 50-vjeçarin me iniciale A.J. aksidentoi 53-vjeçaren me iniciale A.Sh. Kjo e fundit ka marrë lëndime në trup, por është rrezikut për jetën.

Drejtuesi i autobusit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, ndërkohë që grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA