Deputeti i PS Erion Braçe u ka bërë thirrje qytetarëve që udhëtojnë në aksin Lushnjë- Rrogozhinë, që të bëjnë kujdes për shkak të zjarrit me përmasa të mëdha.
Braçe shkruan se zjarrfikësit ndodhen në vend dhe po punojnë për normalizimin e situatës pas përhapjes së flakëve në biznesin që përpunonte lëndë drusore, ndërsa apelon që qytetarët të ndalojnë deri sa situata të jetë qetësuar.
“Te gjithe atyre qe po udhetojne nga: Kavaja, Rrogozhina per ne Divjake e Lushnje; Lushnja, Divjaka per ne Kavaje e Rrogozhine; ka nje zjarr shume te madh ne rrethrrotullimin e Çerme-100 meter me poshte, djathtas kur vjen per Rrogozhine e Kavaje!
Zjarrefikesit jane ne vend e nderkohe qytetet fqinje po vijne aty; beni kujdes! Ndaloni aty ku jeni derisa zjarri qe eshte ne autostrade te shuhet plotesisht!”, shkruan Braçe.
Top Channel