Ukraina kreu një sulm me dron në një ndërtesë të lartë në qytetin rus të Saratov të hënën në mëngjes , si një “përgjigje” ndaj bombardimeve masive ruse në disa rajone të Ukrainës, të cilat rezultuan në vdekjen e tre personave dhe dëmtime të objekteve energjetike.
Videot që qarkullojnë në internet tregojnë momentin kur avioni pa pilot “përplaset” në ndërtesën në qytetin e Rusisë. Në fakt, sipas informacioneve të bëra nga administrata e qytetit, nga goditja në fjalë në pallatin 40-katësh janë shkatërruar dy banesa dhe kanë mbetur të plagosur katër persona, njëra prej të cilëve grua e paidentifikuar ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.
Tre të vrarë dhe pesë të plagosur në sulmin masiv rus në Ukrainë
Të paktën tre persona u vranë në Ukrainë në sulmet ajrore të nisura nga Rusia sot, thanë zyrtarët lokalë, me Volodymyr Zelensky dhe bashkëpunëtorët e tij që kërkonin leje nga aleatët për sulme në shkallë të gjerë brenda territorit rus.
Humbje u raportuan në Lutsk, në veriperëndim të Ukrainës, Dnipro , në lindje dhe Zaporizhia , në pjesën jugore të vendit.
Sipas gazetarëve të AFP, zyrtarët lokalë raportuan sulme ajrore në disa rajone të vendit, ndërsa të paktën 7 shpërthime u dëgjuan mëngjesin e sotëm mbi kryeqytetin Kiev .
Guvernatorët e Odesa dhe Zaporizhia, në jug, si dhe ai i Kharkiv, në verilindje të Ukrainës, raportuan shpërthime dhe u bënë thirrje banorëve të largohen në vende të sigurta.
Më parë, pesë persona u plagosën në një sulm në një objekt industrial në rajonin qendror të Poltava, sipas guvernatorit rajonal Filip Pronin.
Shpërthime dhe ndërprerje të energjisë dhe ujit në Kiev
Të paktën 7 shpërthime janë dëgjuar mëngjesin e sotëm në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev , sipas gazetarëve të AFP, ndërsa i gjithë vendi është në gatishmëri për sulmet ajrore ruse. Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, raportoi në Telegram se ka ndërprerje të energjisë dhe ujit në pjesë të Kievit pas një sulmi të madh ajror të nisur sot nga forcat ruse në kryeqytetin ukrainas dhe që goditi Hidrocentralin e rrethit. Kompania më e madhe private e energjisë në Ukrainë, DTEK , njoftoi se kishte nisur ndërprerjet emergjente pas sulmeve.
Hidrocentrali ishte objektivi i sulmit rus në Kiev, thotë qeveria
Një zyrtar i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainës tha se sulmi i sotëm rus kishte për qëllim një hidrocentral në rajonin e Kievit.
“Sulmi i sotëm rus shënjestroi infrastrukturën politike të Ukrainës, duke përfshirë Shërbimin e Sigurisë Publike të Kievit ”, tha Andriy Sibikha në Tëitter
Më herët, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kërkoi ndihmën e forcave ajrore të fqinjëve evropianë për të ndihmuar Kievin të shkatërrojë valët e raketave ruse dhe mjeteve ajrore pa pilot (dronë), të cilat goditën sërish sot vendin e tij masivisht.
“Në rajone të ndryshme të Ukrainës ne mund të bëjmë shumë më tepër për të mbrojtur jetët nëse forcat ajrore të fqinjëve tanë evropianë do të bashkëpunonin me F-16 dhe mbrojtjen tonë ajrore,” vuri në dukje presidenti ukrainas në një postim në Telegram, duke kërkuar “zgjidhje”.
“Nëse ky unitet funksionoi kaq mirë në Lindjen e Mesme, ai duhet të funksionojë edhe në Evropë,” shtoi ai, me sa duket duke iu referuar ndihmës që aleatët perëndimorë të Izraelit kanë ofruar për të zmbrapsur sulmet ajrore të fundit.
“Amerika, Britania, Franca dhe partnerët e tjerë kanë fuqinë për të na ndihmuar të ndalojmë këtë terror. Ne kemi nevojë për zgjidhje”, theksoi ai. Sipas presidentit ukrainas, Rusia përdori më shumë se 100 raketa dhe rreth 100 dronë në sulmin e sotëm në Ukrainë.
“Shumë dëm në sektorin e energjisë”, tha presidenti ukrainas në postimin e tij në Telegram dhe nënvizoi se “ishte një nga goditjet më të mëdha të kombinuara. Mbi njëqind raketa të llojeve të ndryshme dhe rreth njëqind drone Shahed. Dhe si me shumicën e sulmeve të mëparshme ruse, ky ishte po aq tinëzar, duke synuar infrastrukturën kritike civile”.
Ukrainian Armed Forces Attack High-Rise Building in Saratov
Ukraine is a terrorist state pic.twitter.com/K7uMirtTm9
— Nothing to see (@Wagnersfamily) August 26, 2024
Video shows moment drone hits high-rise apartment block in Russia. Russian officials say that homes were damaged and flights have been restricted in the region after the strike, which injured several people.https://t.co/v01hmT1Jcv pic.twitter.com/3ErNf1b7QB
— Sky News (@SkyNews) August 26, 2024
Top Channel