Ndryshojnë rregullat e udhëtimit drejt Europës/ Çfarë duhet të dini para hyrjes në fuqi të sistemit të ri më 10 prill
Kontenierët me mbetje të rrezikshme të nisur prej portit të Durrësit me destinacion Kinën dhe Tajlandën dhe investigimi i mediave të huaja, hodhi dritë mbi pazarin që kompania “Kurum” kishte bërë me kompaninë “Sokolaj”.
Prokuroria e Durrësit nisi një hetim për kompaninë “Kurum”, ndërkohë që kjo e fundit si formë presioni njoftoi largimin nga puna të rreth 500 punëtorëve.
Ditën e sotme një grup ekipesh të Krimit Ekonomik të Durresit kanë mbërritur pranë kompanisë turke Kurum në Elbasan për të hetuar mbi skandalin e eksporteve të mbetjeve te rrezikshme. Pritet që në Kurum të mbërrijne edhe prokurorët e Durrësit të cilët po ndjekin këtë çështje. Ata do të njihen me dokumentacionin dhe arkivat e kompanisë e cila operon në Elbasan që prej vitit 1998.
Nderkohe Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore po monitorojnë zhvillimet në Kompaninë turke “Kurum International” e cila jo zyrtarisht deklaroi para pak ditësh se puna në Uzinën e Çelikut është ndërprerë prej më shumë se 1 jave.
Shkak i ndërprerjes sipas kompanisë është bërë rritja e kostos së prodhimit të çelikut, duke bërë që kjo kompani të mos jetë konkurruese me tregun e Kinës dhe Turqisë. Kompania turke pretendon se janë lajmëruar punonjësit dhe se është bërë marrëveshja e sindikatën e punonjësve për ndërprerjen e punës.
Me mbylljen e aktivitetit rezulton se të paktën 500 punonjës mbeten pa punë. Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet, dhe i gjithë aparati shtetëror po hetojnë çështjen pasi kompania bëri lëvizjen e papritur duke mbyllur dyert për 500 punëtorë dhe duke pezulluar aktivitetin prodhues.
Aktualisht në këtë kompani vijon punën vetëm sektori i shitjes. Të mbyllura janë Uzina e Çelikut dhe Petëzimit. Punëtorëve ju është premtuar vijimi i pagesës deri në Tetor 2024.
Top Channel