Shembja e shpellës së akullit lë një turist të vrarë e dy të zhdukur në Islandë (fotot)

26/08/2024 16:39

Incidenti i rëndë ndodhi papritur teksa një grup prej 25 turistësh po vizitonin akullnajën Breiðamerkurjökull në juglindje të vendit

Të paktën një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë të zhdukur kur një shpellë akulli është shembur pjesërisht gjatë vizitës së grupit të turistëve.

Policia vendase tha në një deklaratë se u thirrën në vend pasditen e të dielës kur grupi i turistëve me kombësi të ndryshme po eksploronin shpellën dhe katër prej tyre u goditën nga akulli.

Dy prej tyre u plagosën rëndë dhe njëri vdiq në vendngjarje nga plagët, ndërsa një tjetër u dërgua me helikopter ne spitalin e kryeqytetit.

Një numër i madh grupesh shpëtimi po punonin për kërkimin e dy të zhdukurve por me rënien e errësirës u detyruan të ndërpresin punën prej rrezikut .

Televizioni publik islandez RUV tha se punonjësit kishin hasur vështirësi për transportin e pajisjeve të kërkimit në vendngjarje, prej terrenit të vështirë, prandaj prerja e akulli po bëhej me krahë ose me sharra me korrent.

Rrjeti vendas Visir tha se grupi i vizitorëve ishte një turne i organizuar, dhe se kur ndodhi shembja shumica e tyre ishin jashtë shpellës.

Shpella e akullt ku ndodhi incidenti gjendet pranë lagunës Jokulsarlon, një nga destinacionet më të njohura turistike të Islandës.

Zyrtarët shtonin se shembja e akullit nuk ka lidhej me një shpërthim vullkanik të premten, rreth 300 km larg vendit të ngjarjes./Associated Press -Agence France-Presse/

FOTO GALERI
1/3
Të paktën një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë të zhdukur kur një shpellë akulli është shembur pjesërisht gjatë vizitës së grupit të turistëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA