Një gjykatë në Sevila në jug të Spanjës ka vendosur dje se bashkia është në të drejtën e saj për t’i ndërprerë furnizimin me ujë apartamenteve që u jepen ilegalisht turistëve me qera.
Pasia erdhi pasi vitin që shkoi bashkia kishte ndërprerë furnizimin me ujë të gjashtë apartamenteve të tilla në qytet, nga të cilat tre prej pronarëve kishin apeluar në gjykatë.
Ndërkohë banorët e banesave fqinje ishin ankuar për zhurmë deh gjykata pranoi argumentin e bashkisë se qiradhënia e tyre ishte ilegale.
Bashkia thotë se ka rreth 5,000 apartamente ilegale të dhëna me qera në qytet, plus 10,000 të cilave u është dhënë licenca. Ata thanë se furnizimi me ujë është rivendosur kur ato u kthyen në “rezidenca normale”.
Vitet e fundit Sevila (me popullatë prej 700,000 banorë) ka nisur të presë rreth 3.5 milionë vizitorë në vit, shumica e të cilave pranë qendrës së saj historike.
Prandaj bashkia ka vendosur të penalizojë agjencitë imobiliare që menaxhojnë apartamentet pasi pronarët e tyre nuk mund të kontaktohen.
Të tjera qytete spanjolle kanë raportuar probleme të ngjashme të cilat kanë bërë të rriten çmimet e qerasë për banorët, duke i larguar ata.
Shifrat e agjencive imobiliare në Madrid tregonin numri apartamenteve me qera në Madrid ishte dy herë më i lartë se numri apartamenteve që reklamoheshin për t’u dhënë me qera, duke sinjalizuar për abuzime nga qiradhënësit.
Ndërsa kryebashkiaku i Barcelonës, Jaume Collboni, njofton se kërkon të ndalojë apartamentet me qera për turistë deri në vitin 2028,teksa 10,000 liçencat e dhëna nuk do të rinovohen, shkruan The Guardian.
Top Channel