Përkeqësohet gjendja e futbollistit uruguajan që humbi ndjenjat në fushë në kupën Libertadores

26/08/2024 19:28

Juan Izquierdo, futbollisti i Uruguait që pësoi atak kardiak në fushë tre ditë më parë gjatë ndeshjes kundër Sao Paulo, është në gjendje të rënduar shëndetësore, njoftonin sot autoritetet.

27-vjeçari mbetet në kujdes intensiv në spitalin në Brazil, teksa shqetësimet shtohen prej përkeqësimit të gjendjes së tij.

“Pacienti Juan Manuel Izquierdo tregon përkeqësim të përfshirjes së trurit dhe rritje të presionit intrakranial,” shkruanin në raport doktorët brazilianë.

Ndërsa klubi tij në Uruguai tha në një deklaratë se “Juan mbetet në kujdes intensiv neurologjik dhe i varur nga ventilimi mekanik”.

Të shtunën doktorët thanë se futbollisti ishte shtruar në spital “me arrest kardiak me origjinë të papërcaktuar, pas një aritmie”.

Izquierdo u shemb përdhe në fushën e stadiumit Morumbi në minutën e 84-rt të ndeshjes së kompeticionit Copa Libertadores, mes klubeve më të mira të Amerikës Jugore.

Lojtari kishte hyrë në lojë në fillim të pjesës së tyre por u detyrua të dërgohej me ambulancë në spitalin e Sao Paulo duke shokuar stadiumin.

Kampionati vendas në Uruguai është pezulluar kësaj fundjave pasi skuadra e Nacional, me te cilën luan Izquierdo, nuk u stërvit.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA