Pamjet e rënda/ “Të fshehura” pas kapeleve, momenti kur motrat Berisha dhunojnë Klea Prengën! Edhe pasi klientët i ndajnë, Antonela merr tavllën dhe…

26/08/2024 17:34

Pamjet nga kamerat e sigurisë në lokalin ku po konsumonte kafe Klea Penga tregojnë si motrat Antonela dhe Mariela Berisha i afrohen dhe e dhunojnë.

Në video, duket momenti kur dy motrat të veshura sportive dhe me kapele për të mos zbuluar fytyrën, zbresin shkallët dhe hyjnë në lokal. Mariela është e para që shkon drejt tavolinës ku ndodhet Klea dhe më pas e ndjek dhe Antonela. Dy motrat dhunojnë Prengën, ndërkohë që klientë të lokalit ndërhyjnë për t’i ndarë. Në një çast duket Antonela, që edhe pasi e largojnë merr një send nga një tavolinë dhe tenton të godasë Klean, por e ndalon motra, Mariela.

Deri më tani, Policia ka sekuestruar dy automjetet që u përdorën nga motrat Antonela dhe Mariela Berisha ditën kur u dhunua Klea Prenga. Me njërin mjet vajzat lëvizën nga restoranti në banesën e tyre te zona e Rrugës së Kavajës në Tiranë, dhe me tjetrin u larguan nga banesa në drejtim të paditur. Makinat, që kanë qenë në përdorim të personave të tjerë, miq të motrave, u identifikuan nga kamerat e sigurisë dhe u sekuestruan nga policia.

Policia vijon kërkimet për kapjen e tyre ndonëse nga sistemi TIMS rezulton që s’kanë dalë jashtë vendit.

Ishte Klea Prenga ajo që bëri denoncimin me emra dhe mesazhin kërcënues pasi u dhunua, ndërsa lidhur me ngjarjen policia njoftoi se ka shpallur në kërkim dy motrat Berisha për veprën penale, “plagosje e rëndë me dashje”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA