Makina “shoshë” nga plumbat! Kush është 46-vjeçari që i shpëtoi atentatit, sapo kishte dalë nga burgu, i dënuar për vrasje

26/08/2024 18:48

Një 46-vjeçar i ka shpëtuar një atentati pasditen e sotme në Berat.

Ngjarja ndodhi në rrugën e fshatit Dushnik, ku persona të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri drejt makinës së 46-vjecarit Altin Halili, një emër i njohur për policinë, pasi rezulton me precedentë të mëparshëm penalë.

Autorët e sulmit qëlluan disa herë në drejtim të makinës në lëvizje nga një tjetër mjet tip Hunday, të cilin më pas e braktisën dhe i vunë flakën. Plumbat prekën disa herë automjetin, por Halili arriti të shpëtonte pa lëndime.

Shërbimet e Policisë u vunë menjëherë  në ndjekje të autorëve dhe gjatë  kontrollit të zonës në fshatin Kozare konstatuan automjetin e tyre duke u djegur.  Nga veprimet e shpejta hetimore dyshohet se autorët janë nga qarku Fier dhe për këtë janë angazhuar në veprimeve operacionale dhe shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe Komisariateve në varësi të saj.

Shënjestra e atentatit Altin Halili kishte dalë nga burgu pak kohë më parë, pasi ka përfunduar një dënim prej 12 vitesh për vrasje.

Ky është rasti i dytë brenda pak ditësh, kur qëllohet me armë në drejtim të makinave në lëvizje. Tre ditë më parë në Shkodër u qëllua drejt një automjeti tip Audi me targa të huaja në njësinë Bushat. Nga ngjarja nuk pati të lënduar, ndërsa policia ka shpallur në kërkim vëllezërit Prendi dhe një person tjetër si autore të dyshuar të ngjarjes.

 

 

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA