Zjarr i madh në aksin rrugor “Lushnjë-Rrogozhinë”, flakët “përpijnë” edhe biznesin me lëndë drusore

26/08/2024 20:39
zjarrfikese

Rreth orës 19:35, në vendin e quajtur “Qafa e Sokolit”, në aksin rrugor “Lushnjë-Rrogozhinë”, ka rënë zjarr.

Si pasojë e përhapjes së flakëve nga era, ka marrë flakë dhe një biznes që merret me përpunimin e lëndës drusore.

Shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje për të fikur zjarrin, si dhe për menaxhimin e trafikut në aksin e bllokuar të rrugës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA