Kaos në aeroportin e Malpensas, anulohen fluturimet, avionët nuk lejohen të ulen! Çfarë ndodhi në pak minuta

26/08/2024 16:33

Situatë kaotike është shkaktuar sot në aeroportin e Malpensa, duke bërë të pamundur uljen e avionëve.

Si pasojë e reshjeve dhe përmbytjeve masive është detyruar që të anulohen të gjitha fluturimet dhe uljet e avionëve në këtë aeroport.

Mediat italiane bëjnë me dije se gjithçka filloi rreth orës 10.30 dhe përfundoi rreth orës 12:00. Gjithsej u anuluan 27 fluturime, disa mbetën në pritje mbi qiellin e Piemonte, Lombardisë dhe Emilia Romagna, të tjera u devijuan në aeroportet e Linate, Bergamo, Torino dhe Venecia.

Për shkak të stuhisë së fuqishme, uji u fut edhe brenda Terminalit 1 të aeroportit. Jo vetëm kaq, për shkak të reshjeve intensive, rruga shtetërore 336 u mbyll për tranzit drejt Malpensës për shkak të përmbytjeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA