Gjykata e Posaçme Antikorrupsion vendosi të lejë në burg Arben Lamçen, i cili u ekstradua disa ditë më parë nga Kosova.
Në periudhën Tetor-Nëntor 2020 Arben Lam֛çja ka kryer veprime duke siguruar kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasjen e shtetasit Nuredin Dumani për llogari të shtetasit Franc Gegely alias Franc Copja, ku është takuar me personin që do të kryente vrasjen.
Personi që do të kryente vrasjen i ka kërkuar Arben Lam֛çja me shume të dhëna në lidhje me shtetasin Nuredin Dumani si makina që lëviz, numrin e telefonit apo vendndodhjen e tij. Për vrasjen e Nuredin Dumanit rezulton të jene ofruar 250.000 Euro për kapjen e tij dhe 500.000 Euro për ekzekutimin/vrasjen.
Gjithashtu Arben Lam֛çja informon porositësin e vrasjes Franc Gergely se personi e ka marrë përsipër vrasjen dhe ka filluar ndjekjen se bashku me njerëzit e tij. Gjithashtu Arben Lam֛çja është person i besuar i Franc Gegely duke menaxhuar vlerat monetare CASH, të cilat me pas i ka përdorur për blerjen e pasurive të paluajtshme për llogari të Franc Gegely. Këto pasuri të paluajtshme janë regjistruar në emër të familjareve të Franc Gegely i cili është pronari de facto i tyre.
Nëpërmjet një zyre këmbimi valutor, me porosi të Franc Gegely, shtetasi Arben Lam֛çja ka transferuar shuma të konsiderueshme monetare që kanë shërbyer për blerje pasurish të paluajtshme, realizim pagesash për blerje të lëndëve narkotike për llogari të organizatës kriminale.
Top Channel