Baza e NATO-s në Gjermani në alarm për sabotazh të dyshuar rus (fotot)

26/08/2024 21:44

Burime të sigurisë gjermane paralajmëronin sot se një bazë e NATO-s në vend po bëhet objekt veprimet përgatitore për një sulm sabotazhi me anë të një droni.

Mediat vendase thonin se baza e NATO-s në qytezën perëndimore të Geilenkirchen është objektivi i mundshëm i sabotazhit nga Rusia.

Megjithëse nuk kishte prova konkrete për supozimet, agjencia shtetërore gjermane ‘dpa’ citonte burime të sigurisë se sinjalizimet tregonin për sulm të mundshëm me dron, shkruante agjencia turke Anadolu.

Javën që shkoi niveli i sigurisë ishte rritur për bazat amerikane në rajonin e North Rhine-Westphalia, pas sinjalizimeve të inteligjencës. Por pasi nuk ndodhi asgjë, niveli i sigurisë ishte ulur përsëri në fundjavë.

Fillimisht të gjithë punonjësit ‘jo-esencialë’ ishin dërguar në shtëpi, pasi sipas zhargonit të NATO-s, niveli i dytë i sigurisë ‘Charlie’, do të thotë se ka ndodhur një incident ose ka prova të kërcënimeve terroriste kundër aleancës.

Baza ajrore e NATO-s në Geilenkirchen mban kryesisht mjetet ajrore ‘Awacs’, të specializuara për monitorim ajror, me radarë në formë kërpudhe që mund të gjurmojnë mjete deri në 300 km larg.

Një zëdhënës i NATO, tha se rreth 1,600 njerëz punojnë normalisht në bazë.

Në të gjithë Gjermaninë janë rreth 40 baza ushtarake amerikane, me një personal ushtarak prej rreth 40 000 vetë.

Zëdhënësi i ministrisë gjermane të mbrojtjes Arne Collatz nuk komentonte mbi raportimet e sulmit të mundshëm por tha se nuk janë pikasur dronë në hapësirën ajrore të aeroportit, shkruan Anadolu.

Muajin që shkoi shërbimet gjermane të sigurisë kishin paralajmëruar për rritje të nivelit të  aktivitetit rus të sabotazhit në Evropë, kryesisht me sulmet kibernetike.

FOTO GALERI
1/3
Mediat vendase thonin se baza e NATO-s në qytezën perëndimore të Geilenkirchen është objektivi i mundshëm i sabotazhit nga Rusia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA