Arsyeja ‘e guximshme’ pse Nicolas Cage ndryshoi emrin e tij para se të hynte në aktrim (fotot)

26/08/2024 17:01

Si do të ndjeheshit nëse disa nga emrat më të dëgjuar të Hollywood në fakt quhen diçka krejt tjetër?

Nëse kjo ju duket shokuese, atëherë bëhuni gati sepse Nicolas Cage në fakt nuk është Nicolas Cage.

Kjo sepse Cage vendosi të ndryshonte emrin kur hyri në industrinë e filmit, dhe për këtë kishte një arsye të mirë.

Aktori i lindur me emrin Nicolas Kim Coppola – shpjegonte në një intervistë të vitit 2023 tregonte se kur luante një komedi të vitit 1982, ai nisi të ngacmohej prej emrit të tij të vërtetë.

Cage ështyë i biri i August Coppola e Joy Vogelsang, dhe nip i regjizorit të njohur Francis Ford Coppola – i cili ka drejtuar filmat ‘Kumbari’, Apocalypse Now dhe Drakula.

Kështu që shokët e kolegët e vinin në lojë prandaj ai zgjodhi të merrte mbiemrin Cage, sipas personazhit komik Luke Cage dhe kompozitorit John Cage.

Publiku dukej i kënaqur me zgjedhjen e aktorit, teksa një përdorues komentonte me shaka: “Ndryshimi i emrit të Nicolas Cage është diçka tipike për Nicolas Cage.”

Një tjetër përgjigjej: “Megjithse punon me artin ai njeh vetëm emrin e John Cage por gjithsesi nuk lejoi puna e tij të influencohej nga emri i Francis Ford Coppola, duke lejuar që vetë talenti tij të fliste”.

FOTO GALERI
1/2
Cage ështyë i biri i August Coppola e Joy Vogelsang, dhe nip i regjizorit të njohur Francis Ford Coppola – i cili ka drejtuar filmat ‘Kumbari’, Apocalypse Now dhe Drakula.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA