Zjarri pranë kalasë së Shën Triadhës merr përmasa të frikshme, rrezikohen fshatrat! Priten përforcime zjarrfikësish nga tre qytetet pranë

25/08/2024 20:52

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën e kodrave përreth kalasë së Shën Triadhës përballë Gjirokastrës.

Zjarri mendohet se është i qëllimshëm dhe me rrezik të lartë për disa fshatra të njësisë Antigone. Në vendngjarje po afrohen dhjetëra forca zjarrfikëse dhe vullnetarë.

Korrespondentja e Top Channel Kristina Fidhi raporton se parcela nga ka nisur zjarri besohet se është identifikuar megjithatë ende nuk ka të ndalur. Aktualisht zjarri po favorizohet nga era duke bërë që të marrë përmasa të mëdha, duke iu afruar fshatrave Arshi Lengo dhe Asim Zeneli.

Priten përforcime me forca zjarrfikëse të bashkive Dropull, Tepelenë e Përmet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA