Ndarja tragjike nga jeta e manjatit britanik Mike Lynch, së bashku me vajzën e tij 18-vjeçare Hannah nga mbytja e superjahtit të tij në Siçili tronditi botën, aty ku mbetën të vdekur dhe 5 persona të tjerë.
Gazetari i “The Times”, Danny Fortson, rrëfen bisedën e fundit që pati me “Bill Gates” britanik, në një intervistë të zhvilluar 7 javë më parë, kur ai u lirua përfundimisht nga akuzat për mashtrim të ngritura nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë.
“Në mbi 20 vitet e mia të gazetarisë, nuk kam hasur kurrë në një histori kaq kozmike të frikshme dhe tragjike”, shprehet si fillim Fortson.
“Për 2 orë e gjysmë, ne folëm për harkun e tij të pamundur nga djali i emigrantëve irlandezë në një nga njerëzit më të pasur të Britanisë dhe se si atij, kundër të gjitha gjasave, i ishte dhënë një jetë e dytë.
Ishte një intervistë që mendonte se nuk do ta jepte kurrë. Lynch ishte akuzuar për orkestrimin e një mashtrimi të madh financiar. Marshallët amerikanë e kishin vënë në zinxhirë vitin e kaluar dhe e kishin ekstraduar në San Francisko për një gjyq që ai ishte pothuajse i sigurt se do ta humbte. Më pak se gjysma e 1% e çështjeve penale federale në SHBA përfundojnë me një vendim të pafajshëm. Duke u përballur me deri në 25 vjet burg, 59-vjeçari supozoi se me gjasë do të vdiste, larg këtyre brigjeve, në një burg federal. ‘Kam gjëra të ndryshme mjekësore që do ta kishin bërë të vështirë mbijetesën’, më tha ai. Para se të largohej, tha ai, i vendosi gjithçka në rregull për familjen.
Lynch dukej në një nxitim të madh për të kompensuar kohën e humbur. Lufta ligjore dhe veçanërisht arresti i tij në shtëpi që çoi në gjyq, nënkuptonte humbjen e kohës me dy vajzat e tij, Hannah, e cila sapo mbaroi nivelin A, motrën e saj 22-vjeçare Esme dhe gruan e tij, Angela Bacares. ‘Unë mora vendimin që nuk do t’i ndaloja ata të shkonin me pushime sepse nuk mund të udhëtoja’, tha ai.
Udhëtimi me jaht nëpër Mesdhe – me 10 ekuipazh dhe 12 të ftuar – ishte menduar të ishte pikërisht ai. Lynch-it iu dha “jeta e dytë”. Ajo zgjati 74 ditë”, thotë Fortson për intervistën me Lynch.
Top Channel