Roja i parkingut në zonën e Ish-Bllokut plagos 30-vjeçarin, e goditi me bërryl në fytyrë pas sherrit

25/08/2024 12:35

Roja i parkingut në zonën e Ish-Bllokut ka plagosur një 30-vjeçar.

Rreth orës 06:30, në rrugën “Pjetër Bogdani” pas një debati ai e ka goditur me bërryl në fytyrë shtetasin E. M., 30 vjeç, i cili ka rënë në tokë pa ndjenja dhe është dërguar në spital, ku aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Sipas policisë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan rojën G. D., 35 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa mbi të rëndon vepra penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 76 e 22 të Kodit Penal.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA