Një makinë është përfshirë nga flakët orët e para të mëngjesit të kësaj të diele.

Ngjarja aksidentale ka ndodhur rreth orës 2:30 minuta në autostradën e Vlorës, në vendin e quajtur Kripa. Makina ka qenë në ecje kur është përfshirë nga flakët.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët zjarrfikës, të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa mjeti është shkrumbuar plotësisht. Fatmirësisht nuk ka të lënduar, shkak i zjarrit dyshohet shkëndija elektrike nga tejnxehja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA