“Kërcasin” gjobat në Tiranë/ Mbi 1000 masa administrative të vendosura për shoferët, 28 të arrestuar

25/08/2024 11:09

Gjatë javës së fundit, janë zbatuar masa të rrepta në ruajtjen e rendit dhe sigurisë rrugore në Tiranë.

Policia raporton se 28 persona janë arrestuar dhe ndjekur penalisht, mes tyre:

9 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

2 persona për pa leje drejtimi.

14 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit.

3 largim nga vendi i aksidentit.

Gjithashtu raportohet për 9.318 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1,331 në ditë.

24 masa për xhama të zinj.

618 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.

325 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit.

490 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.

2 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”.

461 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve.

6.079 masa për qëndrim të gabuar.

696 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse/jelekut fosforeshent, neni 169.

Pezullime dhe bllokime:

15 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit.

30 raste për tejkalim shpejtësie.

5 raste të ndryshme

7 automjete u bllokuan, përfshirë 3 me targa të huaja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA