Ushtronte veprimtari të lojërave të fatit, në pranga pronari i një lokali në Lushnjë!
24/08/2024 11:06
Një pronar lokali në Lushnjë është arrestuar, pasi u zbulua se e përdorte biznesin e tij për zhvillimin e lojërave të fatit.
Në lokalin e 36-vjeçarit E.M nga Lushnja u gjetën 15 televizorë të cilët shërbenin për aktivitetin e jashtëligjshëm të lojërave të fatit.
Gjithashtu u arrestuan shtetasit A. M., 36 vjeç, banues në Lushnjë dhe D. V., 34 vjeç, banues në fshatin Kosovë e Madhe, Lushnjë, pasi u konstatuan në lokalin e shtetasit E. M., duke organizuar lojëra fati nëpërmjet celularit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel