Laguna e Nartës me Peizazhin e Mbrojtur “Pishë Poro-Nartë” ka tërhequr vëmendjen e UNESCO-s.
Ditët e fundit në vendin tonë ka mbërritur një mision i kësaj organizate me mision vlerësimi në terren të pellgut ujëmbledhës të Vjosës me një sipërfaqe 4,540 km² në territorin shqiptar, për larmishmërinë e relievit, mozaikun e llojeve të ndryshme të habitateve të një shkalle unike në Evropë.
Të dhënat për këtë mision të UNESCO-s në vendin tonë i bëri publike Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura duke theskuar se
“lugina e Vjosës është padyshim një thesar që meriton të përfshihet në Programit “Njeriu dhe Biosfera”, UNESCO”.
Gjithashtu ekspertët e misionit të UNESCO-s, së bashku me ekspertët e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, vijojnë punën mbi përgatitjen e dosjes për aplikimin në Programin “Njeriu dhe Biosfera”.
Mësohet se në këtë aplikim do të përfshijë tre elementet kryesorë që një Biosferë duhet të përmbushë. Ato janë, funksioni ruajtës, zhvillimin dhe mbështetjen logjistike.
Grupi i Punës ka vizituar edhe monumentin e natyrës “Ujërat Termale të Bënjës”, si një nga pikat më të rëndësishme ku njeriu, kultura dhe natyra ndërveprojnë.
Top Channel