U qëllua 4 herë me thikë në Astir, ndërron jetë në spital 34-vjeçari! Viktima i ngacmoi partneren autorit

24/08/2024 19:55
Foto ilustruese

Pas sherrit të rëndë në Astir, Tiranë, 34-vjeçari Amarildo Hoxhallari, ka ndërruar jetë në spital.

Sipas burimeve të gazetares Dorjana Bezat, viktima është qëlluar katër herë me thikë nga 25-vjeçari Darmend Keli. Motivi i ngjarjes dyshohet të ketë qenë xhelozia, pasi viktima ka ngacmuar partneren e autorit.

Autori është vënë në pranga nga policia dhe forcat “Shqiponja” në vendin e ngjarjes, pak pas konfliktit. 34-vjeçari është dërguar në spital në gjendje të rëndë, por nuk ka mbijetuar dot si pasojë e plagëve të rënda.

Njoftimi i policisë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, ku në Unazë të Re, është plagosur me mjet prerës shtetasi A. H., ju informojmë se ky shtetas si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për arrestimin e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA