Policia arrestoi një tjetër person, si i dyshuar për sulmin fatal me thikë në qytetin perëndimor të Gjermanisë, Solingen, pas 15-vjeçarit.
Arrestimi vjen pas operacionit të policisë në një strehim për refugjatët në qytet, ndërsa nuk dihen detaje të tjera.
Adoleshenti i arrestuar më herët është i dyshuar se e ka ditur më parë për sulmin, ku dy burra, të moshës 56 dhe 67 vjeç, dhe një grua 56 vjeçare vdiqën, sulm të cilin kancelari gjerman Olaf Scholz e quajti një “akt të tmerrshëm”.
Grupi Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin, por nuk kanë dhënë asnjë provë.
15-vjeçari i lidhur me rastin u ndalua mëngjesin e sotëm pasi dy gra raportuan se kishin dëgjuar një bisedë mes tij dhe një personi të dytë në të cilin diskutonin për sulmin, tha policia.
Motivi i të dyshuarit nuk dihet, por policia tha se nuk mund të përjashtonte se kjo ishte një “vepër e motivuar nga terroristët”.
Policia thotë se nuk kishte asnjë kërcënim specifik terrorist përpara festivalit dhe nuk kishte një zonë të madhe sigurie. Shefi i policisë Markus Röhrl u bëri thirrje njerëzve të mos spekulojnë në mediat sociale.
Sulmuesi thuhet se goditi me thikë kalimtarët gjatë një festivali për të festuar 650 vjetorin e themelimit të qytetit industrial të Solingenit. Situata në terren pas sulmit ishte “shumë e tensionuar”, gjë që e bëri të vështirë gjetjen e një autori, tha policia.
Policia konfirmoi se sulmuesi ka goditur fytin dhe qafën e njerëzve.
Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se sulmuesi duhet të kapet shpejt dhe të dënohet.
Top Channel