Çdo profesion i marrë në jetë nis si një rrugëtim i rastësishëm, apo si një pasion i ngjizur në vogëli dhe i rritur bashkë me njeriun.
Arjeta Cura u rrit në një familje brez pas brezi punonjësish policie, duke mësuar që fëmijë respektin e uniformës, korrektësinë dhe shërbimin ndaj qytetarit.
Sfidat dhe vështirësitë gjatë rrugës asnjëherë nuk e kanë bërë të pendohet për zgjedhjen e saj, madje vlerëson se tashmë punonjësit të policisë po i kthehet dinjiteti duke ftuar vajzat e reja t’i bashkohen uniformës
40-vjeçarja ka shërbyer si punonjëse e Policisë së Shtetit e tashmë efektive e policisë së burgjeve, pranë IEVP Bradashesh.
Sipas saj, një polic burgu nuk mundet të mos përjetojë edhe dramat e historitë e të dënuarve, histori të cilat ndikojnë padyshim në jetën e tyre.
Top Channel