Justin Bieber dhe Hailey bëhen prindër! Publikojnë foton e veçantë dhe zbulojnë emrin e djalit të tyre

24/08/2024 08:44

Justin dhe Hailey Bieber u bënë prindër për herë të parë.

Këngëtari e ka bërë të ditur këtë lajm përmes një postimi në rrjetet sociale.

Justin Bieber ka publikuar një foto të këmbës së vogëlushit të tij, ku në mbishkrimin e këtij postimi zbulon edhe emrin që çifit i kanë vënë.

“Mirë se erdhe në shtëpi Jack Blues Bieber”, ka shkruar këngëtari. Po ashtu edhe Hailey Bieber ripostoi foton në një histori në llogarinë e saj.

Çifti njoftoi lajmin e lumtur të shtatzënisë së Hailey Bieber në Instagram në fillim të majit, duke shpërndarë një video dhe foto nga një sesion fotografik profesional në të cilin ata duket se kanë rinovuar betimet e dasmës.

Hailey ka pozuar me një fustan të bardhë që i ngjante fustanit të nusërisë dhe në fotot e mëposhtme u zbulua edhe barku i saj i fryrë.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA