Përplasja në Këshill mes avokatit të Ballukut dhe kreut të SPAK. USB-ja me 16 mijë faqe prova, kushti që duhet të plotësojnë deputetët Forcat Speciale shqiptare vijojnë traditën e stërvitjes “Joint Combined Exchange Training”, me trupat e Komandës Amerikane të Operacioneve Speciale në Evropë.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu publikoi në rrjetet sociale momente nga kjo stërvitje e përbashkët. Vengu bëri të ditur se operatorët specialë të të dy vendeve po punojnë vazhdimisht mbi detajet e ndërveprimit në operacionet e përbashkëta, kryesisht në goditje objekti dhe teknikat e luftimit në zonat e banuara.
Në stërvitjen e koduar “Joint Combined Exchange Training”, trupat elitarë shqiptarë e amerikanë, vepruan si një njësi e vetme gjatë luftimit në qendrat e banuara dhe goditjes së objektit. Gjatë stërvitjes u realizua qitje e avancuar si dhe u testua dhënia e ndihmës së shpejtë në fushën e luftimit.
Top Channel