E dënuar me burg për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 33-vjeçarja nga Tirana e shpallur në kërkim
24/08/2024 09:59
Një 33-vjeçare është vënë në prangat e policisë për shfrytëzim prostitucioni.
Arrestimi i 33-vjeçares A. Xh nga Tirana u bën në kuadër të operacionit policor të koduar “Location”. Ajo është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me 1 vit e 4 muaj burgim për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel