Drogë me vlerë 5 milionë dollarë në shalqinjtë e rremë në kufirin Meksikë-SHBA (fotot)

24/08/2024 16:47

Imitime frutash e perimesh duket se janë taktika më e fundit e sofistikuar e karteleve të drogës në Amerikën qendrore dhe Meksikë, për të trafikuar mallrat e tyre ilegale në SHBA.

Rreth 2 ton metamfetaminë janë sekuestruar së fundmi nga zyrtarët, të zbuluara në pako që ngjanin si shalqinj të gjelbër. Stimulanti i fuqishëm i njohur gjithashtu si kristal metamfetamine, u gjet San Diego, Kalifornia, në portin Otay Mesa, njoftonin zyrtarët e doganave të SHBA.

Mes ngarkesës së shalqinjve të vërtetë ishin gjithashtu dhe 1,220 shalqinj të rremë që mbanin gati dy ton metamfetaminë me një vlerë tregu rreth $5 milionë, kur kamioni i drejtuar nga një  29-vjecar u zgjodh për një kontroll të dytë.

Drejtoresha e portit Rosa Hernandez e përshkruante metodën e fshehjes së “të sofistikuar”.

“Kartelet e drogave përmirësojnë gjithmonë teknikat e tyre të trafikimit, por dhe ne gjejmë mënyra më të mira par parandalimin e kalimit të drogave dhe kontrabandave të tjera në vendin tonë”, tha Hernandez.

Sekuestrimi vjen pasi zyrtarët në Atlanta gjetën më shumë se 1000 kg metamfetaminë mes arkave të kercejve te preshit e selinose, me vlerë $3.2 mln, që po udhëtonte se Georgia, më 8 gusht.

Agjenti Robert Murphy tha pas kapjes së “sasia e madhe e drogave të trafikuara tregon për vetëbesimin e karteleve përgjegjese”.

Zyrtarët në Georgia thanë se kishin shkatërruar dhe perimet ku ishte gjetur ngarkesa e drogës  prej mundësisë së kontaminimit.

Autoritetet ne SHBA kanë sekuestruar gjithashtu ngarkesa të mëdha fentanili, që është droga sintetike, përgjegjëse për krizën me të rëndë të varësisë në SHBA me më shumë se 100 000 të vdekur çdo vit në SHBA në 10 vitet e fundit, sipas autoriteteve në SHBA, shkruan The Guardian.

FOTO GALERI
1/3
Mes ngarkesës së shalqinjve të vërtetë ishin gjithashtu dhe 1,220 shalqinj të rremë që mbanin gati dy ton metamfetaminë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA