Burri i kafshuar nga gjarpri merr kafshën në klinikë për të identifikuar anti-helmin (fotot)

24/08/2024 16:05

Imazhe të pazakonta nga Brazili tregonin një punonjës që mori me vete gjarprin që e kafshoi në klinikën e emergjencës.

I sëmuri mendoi të merrte sulmuesin e tij të gjallë te doktori për të identifikuar anti-helmin e duhur.

Në imazhe shihet burri që pret me durim në spitalin e qytezës braziliane Guarujá, teksa mbante në dorë gjarprin helmues vendas ‘jararaca’, që e kishte kafshuar në dorën e djathtë.

Sipas rrjetit brazilian Globo, bashkia e Guarujá tha se pacienti ishte paraqitur vetë në spital, teksa mbante me vete gjarprin në një qese plastike.

Më pas grupe të mbrojtjes së kafshëve u thirrën për të marrë gjarprin, i cili u lirua në kodrën e Morro da Barra, pranë maleve Mantiqueira.

Burri ishte kafshuar nga gjarpri kur e zbuloi teksa ishte duke punuar dhe ishte përpjekur ta largonte.

Biologu vendas Daniel Monteiro Bortone tha për rrjetin Globo se ku gjarpër është i zakonshëm në rajonin Baixada Santista: “Ky grup i jararaca është shkaktar i aksidenteve më të shumta të kafshimit në Brazil. Ata vijnë në disa specie dhe janë të përhapur në të gjithë vendin”.

Kafshimet e jararaca shkaktojnë “dhimbje të mprehtë e enjtje,” për të cilat biologu tha se njerëzit duhet t’i lajnë me sapun, të pijnë shume ujë dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore.

Shkencëtari shtonte: “Nuk duhet të bëni prerje rreth kafshimit, apo të përpiqeni të thithni helmin jashtë.”

Në të tjera kontekste helmi i jararaca është përdorur më parë si mjekim ne uljen e tensionit të gjakut dhe sëmundje të zemrës.

FOTO GALERI
1/3
I sëmuri mendoi të merrte sulmuesin e tij të gjallë te doktori për të identifikuar anti-helmin e duhur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA